Aktuale

Policia jep detaje për aksidentin në Kamenicë, ku vdiq një person

M.K. (1968) nga Koretini ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë që ndodhi sonte rreth orës 19 në vendin e quajtur ‘Rrafshi i Topanicës’.

Vdekjen tragjike e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Monitor.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani e ka konfirmuar vdekjen e një personi. Ai nuk ka dhënë shum detaje, por sipas tij besohet se është një person i datëlindjes 1968, i cili është vetaksidentuar.

“Besohet se një person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani.

Ndërkohë mediat lokale atje raportojnë se makina ka goditur njërën prej barakave që janë të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit./Gazeta Monitor