Aktuale

Policia jep detaje për aksionin në Podujevë, ku u arrestuan disa persona

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka realizuar një aksion të madh për mbylljen e lojërave të fatit në komunën e Podujevës.

Gjashtë persona të arrestuar është bilanci i këtij aksioni, ka bërë të ditur për FaktePlus, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Me datë 24.08.2019, Njësitet policore te Podujevës, te mbështetur nga Njësiti për reagim te shpejte, kane zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në tri lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ka thënë ajo.

Zëdhënsja Ahetmi ka ka shtuar tutje se gjashtë persona e arrestuar në këtë operacion, pas intervistimit me urdhër te prokurorit janë dërguar ne mbajtje

“Gjate këtij operacioni janë sekuestruar ne cilësinë e provave materiale ,

13- shtëpiza kompjuteri,

5 printerë si dhe gjësende te tjera qe mund te shërbejnë si dëshmi për rastet ne fjale.

Aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti te kaloj ne institucionet kompetente.”, tha Ahmeti./FaktePlus