Aktuale

Policia jep detaje për arrestimin e gruas serbe në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një gruaje serbe e cila ka kaluar nga veriu në jug të Mitrovicë me një flamur serb.

” Është ndaluar një grua serbe rreth moshës 60 vjeç e cila kishte qenë duke kaluar me një flamur serb të mbështjellur mbi supe nga veriu në jug. Ajo nuk ka provokuar askend. Nuk ka pasur provokime as nga ana e shqiptarëve. Ajo është ndaluar dhe pas intervistimit policia e ka rikthyer në banesën e saj”- ka thënë Zahiti.

Dyshohet që 60 vjeçarja ka pasur probleme mentale.