Aktuale

Policia jep detaje për gjuajtjen me armë në Pejë

Është arrestuar personi i cili ka gjuajtur me armë zjarri para pak minutash në qendër të Pejës.Sipas policisë i arrestuari është i moshës 70 vjeçare dhe në mes ditë, ka shtënë me armë zjarri para objektit të Gjykatës Themelore të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ibraj ka thënë se i arrestuari kishte gjuajtur me armë drejt një personi tjetër, por se nuk ka arritur ta qëllojë.“Sot rreth orës 13:30, në rrugën ‘Adem Jashari’ para Gjykatës Themelore në Pejë, një i dyshuar rreth moshës 70-vjeç ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Për fat intervenimi dhe reagimi i policisë ka qenë i shpejt dhe personi i dyshuar është arrestuar, kurse arma është konfiskuar. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Ibraj.Ai ka theksuar se tanimë janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe se po presin detaje nga hetuesit për rrethanat dhe motivin e gjuajtjes.