Aktuale

Policia jep detaje për të vrarët në Prishtinë

Pak kohë më parë ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ishte plagosur sonte të Lagjja e Spitalit, në Prishtinë. Në QKUK kanë treguar për Express se personi i dytë që ka vdekur është M.Rafuna, 47 vjeçar.

Nga QKUK kemi pranuar informatën se ka ndërruat jete viktima e dytë e rastit që ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza ne Prishtine.

Viktimat janë:

B.M mashkull 39 vjeç dhe

M.R mashkull 47 vjeç.

Ndërkohë që Policia e Kosovës ka thënë se ende nuk dihen motivet që çuan deri te ngjarja e rëndë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet, dëshmitarët thonë se aty janë përfshirë familjet Rafuna dhe Mehmeti.

Gazeta Express ka raportuar se personi i parë që ka vdekur është B. Mehmeti, derisa të plagosur kanë mbetur, një 76 vjeçar me inicialet G.R dhe një 51 vjeçar me inicialet F.R.

the authorBurbuqe Metolli