Aktuale

Policia jep detaje për vrasjen e 57 vjeçares mbrëmë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e ngjarjes së mbrëmshme në Prishtinë, ku për pasojë një grua është vrarë dhe një mashkull është plagosur.

Polici e Kosovës ka dhënë detajet e ngjarjes së  mbrëmshme në Prishtinë, ku për pasojë  një grua është vrarë dhe një mashkull është plagosur.

Sipas policisë e ndjera me inicialet  M. G,  57 vjeç, , shtetase Kosovare,  nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.

Ndërsa i plagosuri Xh. H, 47 vjeç, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë ngjarje policia me urdhër të Prokurorit të shtetit, ka dërguar  në qendrën e mbajtjes, një person të dyshuar:

Bëhet fjalë për R. G, 62 vjeç, mashkull, shtetas kosovar.

Të njëjtit nga ana e policisë i është konfiskuar një armë e tipit CZ, e kalibrit 7.65mm (që dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë), si  dhe një karikator i zbrazët.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit  është cilësuar si Vrasje e rëndë. /KosovaPress/