Aktuale

Policia kap drogë dhe armë në Obiliq

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur drogë dhe armë.
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në shtëpinë e së cilit janë gjetur drogë dhe armë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 1 (një) kilogram marihuanë, 13-fishekë të kalibrit 9 mm , një revole, një elektroshok dhe një boks hekuri. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/