Aktuale

Policia konfiskon armë zjarri në Fushë Kosovë dhe arreston një të dyshuar

Mbrëmë rreth orës 21:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në Fushë Kosovë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 armë zjarri dhe 150 fishekë.

Po ashtu në lidhje me këtë aksion policia ka arrestuar edhe një person.

I arrestuari është, M. G, mashkull, 75 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Armët e konfiskuara nga policia:

një Ecol Special 99 cal. 9mm, me dy karikatorë,
një Cervena Zastava 9mm , me një karikator,
një TT 7.62 mm , me një karikator,
një CZ VZOR 50 Cal. 7.65 mm ,
një Pjetro Bereta cal. 7.65mm model 70,
një Bloë Mini cal 8mm nr .serik 5-154231 me një karikator si dhe
150 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm./Lajmi.net/