Rajon & Botë

Policia kufitare britanike kap 60 pushkë të cilat po kontrabandoheshin

Autoritetet britanike kanë arrestuar një person i cili ilegalisht po importonte armë zjarri në vend pasi që 60 armë dore u gjetën në makinën e tij.

Agjencia kombëtare britanike e krimit (NCA) tha se gjeta besohet të jetë “transporti më i madh ilegal i armëve i kapur në një port britanik”.

Armët u gjetën nga Forcat Kufitare në një makinë VW Passat i cili arriti në portin Dover gjatë së premtes.

Një hetim paraprak gjithashtu kishte gjetur disa armë dore të cilat nuk kishin karikatorë.

Robert Keogh, 37 vjeçar, nga Dublini është akuzuar dhe do të shfaqet para gjykatës të hënën, shkruan Euronews, transmeton Gazeta Express.