Aktuale

Policia maqedone kap 13 mijë migrantë ilegalë

Pas ndërprerjes së të ashtuquajturit “Itinerar Ballkanik i Migracionit” gjatë marsit të këtij viti forcat maqedonase të sigurisë kapën 13 000 migrantë ilegalë, të cilët vijnë nga Greqia.

Autoritetet vendase kanë llogaritur se deri në fillim të gushtit në Maqedoni kanë arritur të hyjnë në mënyrë ilegale të paktën 26 mijë veta, pjesa më e madhe prej të cilave kanë kaluar në Serbi, Hungari dhe Kroaci. Është regjistruar gjithashtu një numër i madh trafikantësh njerëzish.