Aktuale

Policia ndërhyn në festën e 8 vjetorit të themelimit të SKV’së, disa të arrestuar

Organizata Studentore “Studim, Kritikë, Veprim” ka festuar 8 vjetorin e themelimit me një ndejë në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Por, zhurma që ata kanë shkaktuar ka penguar banorët përreth.

Për këtë, një numër i Policisë, kanë arritur në Park, gjë që ka rezultuar me arrestime të disa prej tyre.

Mësohet se gjatë ndërhyrjes, një polic është lënduar lehtë.

Sipas njoftimeve nga dëshmitarët, policia ka vepruar vrazhdë me disa gazetarë në vendin e ngjarjes të cilëve gjithashtu u është kërkuar fshirja e xhirimeve gjatë ndërhyrjes.

Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndërkaq, Organizata Studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, përmes një postimi në Facebook, kishte ftuar të rinjtë që të marrin pjesë në 8 vjetorin e themelimit të saj, pikërisht në Parkun e Qytetit.

“Nga ora 12:00-17:00 do të jetë e hapur një ekspozitë me foto të ndryshme përgjatë shumë aktiviteteve në këto 8 vite. Ekspozita do të jetë e hapur në Kampusin e Universitetit, pranë Bibliotekës Kombëtare.

Nga ora 20:00-00:00, në Parkun e Qytetit do të mbahet një ndejë me studentë dhe të rinj.
Ndeja do të shoqërohet me muzikë live, nga
Shpend Hysaj- Vokalist
Murat Bajrami – Kitarë
Vedat Hasani- Bateri
Endrit Rexhepi – Tastierë

Përgjatë ndejës do të keni mundësi ta ndiqni edhe nje video te shkurtër rreth organizimit 8 vjeçar të SKV-së. /Telegrafi/