Aktuale

Policia në aksion, arreston 14 persona

Policia e Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit ka arrestuar 14 persona.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën, Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë, në mbajtje janë pesë persona ndërsa dënimin janë duke e vuajtur katër persona.

Sipas raportit të Policisë gjatë ditës së djeshme në Kosovë është regjistruar një aksident me fatalitet, kurse janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar ndërsa 20 aksidente me dëme materiale.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 214 tiketa trafiku. /Lajmi.net/