Aktuale

Policia në Pejë ia bastis shtëpinë 59 vjeçarit, i gjen arsenal armësh

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, të asistuar edhe nga njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale të Policisë Pejë, me datën 21.01.2020, kanë zbatuar urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar, M. P. i lindur me 1961 m/k/sh, janë gjetur dhe janë konfiskuar:

një (1) pushkë gjysmë automatike M47

një (1) pushkë ajrore

një (1) pistoletë me gaz

një (1) armë e gjatë e dëmtuar

një (1) tytë e armës automatike e dëmtuar

dy (2) pjesë të armëve të gjata

katërmbëdhjetë (14) fishekë

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor Pejë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN