Aktuale

Policia nuk i fal shoferët, ky është numri i gjobave për dje

Policia e Kosovës ditëve të fundit ka bërë thirrje për kujdes në trafik, sidomos pas reshjeve të borës.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se ka shqiptuar 1 mijë e 279 tiketa në trafik/Ballkani.info

Një shifër që për dallim nga ditët e tjera, është më e madhe.

Gjithashtu në njoftimin e Policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 28 persona, prej të cilëve në mbajtje janë dërguar 14 prej tyre.

Në statistikat e PK-së, bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë ndodhur 11 aksidente me të lënduar dhe 23 me të pa lënduar.

Policia e Kosovës ditëve të fundit ka bërë thirrje për kujdes në trafik, sidomos pas reshjeve të borës. /Lajmi.net/