Aktuale

Policia përleshet me disa persona që tentuan të hyjnë dhunshëm në QKUK

Janë arrestuar katër persona, të cilët duke tentuar të hyjnë me dhunë brenda në objekt në QKUK kanë sulmuar punëtorin e sigurimit.

Rastin të cilin e ka konfirmuar policia ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 e 30 minuta.

Gjatë intervenimit dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, gjithashtu edhe dy prej të dyshuarave kanë marrë tretman mjekësor.

“Katër personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia me Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit.

Policia ka hapur ratë për “sulm & pengim i personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli