Rajon & Botë

Policia publikon fotografinë e të dyshuarit tunizian për sulmin në Berlin

Policia gjermane ka publikuar sot fotografinë e të dyshuarit tunizian dokumentet e të cilit janë gjetur në kamionin I cili hyri në një treg Krishtlindjesh duke vrarë 12 persona.

Bëhet fjalë për Anis. A,  i cili sipas mediave gjermane ka shumë pasaporta dhe është i moshës mes 21 dhe 23 vjeç.

Ai është i njohur nga Policia për shkak të lëndimeve trupore, por aktakuzë nuk i është ngritur sepse ka humbur çdo gjurmë.

Anis. A është karakterizuar si person i rrezikshëm dhe paralajmëron se i përkasin një rrjeti të madh islamik.