Aktuale

Policia realizon planin operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”

Policia e Kosovës po e vazhdon angazhimin shtesë me aktivitete dhe plane konkrete policore, që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafik dhe uljen e aksidenteve.

Njësiti për Kontroll të Autostradave të Kosovës përveç aktiviteteve tjera javën e kaluar ka implementuar planin operativ “Kontrolli i automjeteve të transportit publik”, ku në fokus kanë qenë kontrollimi i autobusëve, kombibusëve si dhe automjetet e taksive.

Gjithsej janë realizuar 35 pika kontrolli, janë kontrolluar rreth 245 automjete, ndërsa janë shqiptuar 169 gjoba si dhe janë konfiskuar tri palë targa për kundërvajtje, si në vijim:

1.Mungesa e kontrollit 6 mujor të mjeteve transportuese, 17 tiketa,
2.Pa regjistrim, 5 tiketa,
3.Mungesa e aparatit të zjarrit, 44 tiketa,
4.Tejkalim nga ana e djathtë, 2 tiketa (masë mbrojtëse 3 muaj),
5.Mungesa e pajisjeve rezervë, 24 tiketa,
6.Drita të parregullta, 15 tiketa,
7.Pasagjer më tepër, 7 tiketa,
8.Vendosja e foliave/errësimit në xhama, 12 tiketa,
9.Parafango e dëmtuar, 4 tiketa,
10.Përdorimi i telefonit, 3 tiketa,
11.Vozitje pa patentë shofer, 1 tiketë,
12.Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 7 tiketa,
13.Parregullsi në tahograf, 9 tiketa,
14.Ndalesa pa stacion, 8 tiketa,
15.Tejkalim i shpejtësisë, 5 tiketa,
16.Të tjera, 6 tiketa.

the authorBurbuqe Metolli