Aktuale

Policia: Shtatë persona u shoqëruan në Polici gjatë procesit zgjedhor

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se që nga ora 7:00 e mëngjesit kur edhe janë hapur vendvotimet në komunën e Drenasit ka shoqëruar shtatë persona në stacione policore.

Prej tyre pesë si të dyshuar, ndërsa dy në cilësinë e dëshmitarëve, që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar.

Sipas Policisë me urdhër të Prokurorisë të shtetit janë hapur tri raste: Kanosje, Dhënia ose marrje e ryshfetit lidhur me votim  si dhe Prishje e rendit dhe qetësisë publike.

 

Me rastet po merren njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorinë, ndërkohë që Policia e Kosovës po vazhdon zbatimin e planit operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Drenas dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.