Rajon & Botë

Policia tenton ta shkelë me makinë të pastrehun, pastaj e qëllon me armë 14 herë (Video)

Policia në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara është kapur në kamerë, duke tentuar ta shkelë një të pastrehë 51-vjeçar, para se ta qëllonin atë me armë plot 14 herë.

I pastrehu quhet Joseph Mann, për të cilin familja e vet thotë se ka histori me sëmundje mendore, transmeton Express.

Në video, ai shihet, duke i shpëtuar dy herë shkeljes para se të qëllohej për vdekje.

Videoja e xhiruar nga makina e policisë, shfaq njërin oficer, duke thënë: “Futja këtij tipit, do ta godas”.

Parnteri i tij i përgjigjet më pas: “Mirë. Mësyja, mësyja”.

Herën e parë, policia dështon ta godasë, ndërsa njëri oficer dëgjohet, duke thënë: “Do ta kapin, do ta kapim”.

Edhe në tentimin e dytë, Mann ia del që t’i shmanget makinës.

Por, më pas, oficerët e ndjekin atë në këmbë dhe shtënë 18 herë në drejtim të tij; 14 plumba e qëllojnë atë, duke e lënë të vdekur në rrugë.

Momenti i vrasjes, megjithatë, nuk është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur më 11 korrik. Pasi, policia kishte shkuar në vend të ngjarjes, kishte thënë se ka marrë informata për një person me thikë në rrugë. /Express/