Aktuale

Popoviq: Si president do t`i anulojë marrëveshjet e Brukselit

Serbia nuk mund të jetë vend i lirë, derisa Kosova të mos kthehet nën sovranitetin e plotë të saj.

Kështu ka deklaruar kandidati për president të Serbisë, Aleksandar Popoviq në Mitrovicë.

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike të Serbisë, tha se i kundërshton me forcë negociatat me të cilat siç tha “vritet prania e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, transmeton KlanKosova.

“Si president i Serbisë do të anulojë të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe të bëjë gjithçka që negociatat mbi Kosovën dhe Metohinë t`i kthejë në Kombet e Bashkuara”, përfundoi Popoviq.