Tech

Porsche zbulon detajet e reja të modelit 911 GT2 RS

Modeli më i fuqishëm i Porsche 911 do të ketë motor 3,8 litra me 6 cilindra bi-turbo, i cili me shenjën GT2 RS do të ofrojë më shumë se 650 kuaj fuqi.

Vetura ka ndërrues automatik prej shtatë shpejtësive dhe në balancën e fuqisë enorme do të ndihmojë bllokada e kontrolluar elektronike e diferencialit. Pesha e kësaj veture është nën 1.500 kilogramë.

Porsche 911 GT2 RS prej 0 deri 100 km në orë i arrin për më pak se tre sekonda, nga 0 deri 200 km në orë i arrin për më pak se nëntë sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km në orë.

Automobili pritet të prezantohet në panairin e automobilave në Frankfurt, gjatë kësaj vjeshte dhe do të ofrohet në seri të kufizuar.

Gjenerata e serisë 991.2 do të dalë në rrugë në vitin 2019.