Aktuale

Pranon kartmonedhë të falsifikuar në një lokal në Prishtinë

Një femër ka informuar policinë se gjersa ishte duke punuar në lokalin e saj, kishte pranuar një kartëmonedhë prej 50€, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Ngjarja siç njofton policia ka ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit.

Njësitë policore kanë konfiskuar monedhën e dyshuar dhe janë duke hetuar rastin./KosovaPress/