Aktuale

Presidenca do ta riprocedojë në Kuvend Projektligjin për Ushtrinë

Brenda tre muajsh, kreu i shtetit do ta riprocedojë në Kuvend Projektligjin, nëpërmjet të cilit Forcat e Sigurisë (FSK) parashihet të transformohen në ushtri.

Kjo, në rast se serbët vazhdojnë ta bllokojnë realizimin e këtij procesi nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë marsit, presidenti Hashim Thaçi e pati deponuar në Kuvend Projektligjin. Kjo iniciativë pati nxitur kundërshtimin e aleatëve strategjikë të Kosovës, e veçmas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, të cilët nuk janë kundër ushtrisë, por duan që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura (FAK) të ndodhë me Kushtetutë. Ata kanë sugjeruar diskutime edhe me përfaqësuesit e serbëve, në mënyrë që edhe ata të binden për ushtrinë.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, të gjitha projektligjet u janë kthyer sponsorizuesve, e midis tyre është edhe ai për FSK-në. Ndërkaq, zgjedhjet e parakohshme kanë dërguar në Kuvend deputetë serbë me qasje të pandryshuar ndaj ushtrisë së Kosovës.

the authorE B