Rajon & Botë

Presidenti gjerman: Edhe një mysliman mund të bëhet president i Gjermanisë

Edhe një mysliman mund të bëhet president i Gjermanisë, deklaroi presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

”Përkatësia në një besim të krishterë nuk është kusht paraprak për të përmbushur detyrën më të lartë shtetërore të vendit”, shtoi Gauck.

Gauck theksoi se ky rregull vlente edhe për ata që u përkisnin besimeve të tjera fetare si edhe ateistët.

Mandati i tij si president mbaron vitin e ardhshëm dhe Gauck ka deklaruar se nuk do të kërkojë një mandat të dytë për shkak të moshës.

Tri partitë më të mëdha gjermane janë vënë në kërkim të presidentit të ri të vendit.