Aktuale

Presidenti Ilir Meta priti në takim studentët e Kolegjit AAB

Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti në takim në Tiranë, studentët e Kolegjit AAB nga Prishtina për nderë të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në këtë vizitë të organizuar nga studentët dhe profesorët e Kolegjit AAB, Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria e Kosova duhet të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat si dhe duhet bërë përpjekje për t’i hapur perspektiva të rinjëve që të ndërtojnë të ardhmen në vendet tona.

Pjesë e kësaj vizite me studentët e Kolegjit AAB ishte edhe rektori i këtij Kolegji, Lulzim Tafa.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.🇦🇱