Aktuale

Presidenti Nishani merr pjesë në Samitin e 7-të të Bosforit

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për në Turqi ku do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më 29 nëntor-1 dhjetor.

Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca në këtë Samit, që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse.Presidenti Nishani do t’i drejtohet me një fjalim Samitit të 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”