Presidenti i Rumanisë: NATO është në gjendje ta ndalë Rusinë

Forcat e NATO-s janë në gjendje ta frenojnë Rusinë dhe ato tashmë e kanë bërë një gjë të tillë duke mbajtur ushtrime në lindje të Evropës, ka thënë presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis.

Iohannis i bëri këto komente gjatë një vizite te një zonë ku NATO dhe disa shtete partnere të Rumanisë kryen ushtrime ushtarake, transmeton Express.

“Ushtrimet ushtarake janë dëshmi e gjallë të faktit se ushtarët tonë nuk flasin vetëm me njëri me tjetrin, por janë në gjendje edhe të luftojnë së bashku kurdo që është e nevojshme,” ka thënë Iohannis raporton agjencia e lajmeve Ruptly.

I pyetur nëse trupat e NATO-s mund të jenë në gjendje ta frenojnë Rusinë, presidenti rumun ka thënë: “Natyrisht se mund ta frenojnë. Mendoj se po.”/Express/