Aktuale

Presidenti shqiptar Nishani po viziton Bujanovcin

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka arritur të martën për një vizitë në Luginën e Preshevës, ku do të qëndrojë në komunat Bujanovc dhe Preshevë.

Nishani në linjën administrative është pritur nga kryetari i Trupit koordinues për jugun e Serbisë Zoran Stankoviq, ndërsa në Bujanovc është pritur nga kryetari i komunës së Bujanovcit Jonuz Musliu, ndryshe kryetar i Këshillit nacional të shqiptarëve.

Presidenti Nishani nuk vjen në Bujanovc ilegalisht, por me pajtimin paraprak të Beogradit, ka thënë për “Politika” zëvendës kryetari i komunës së Bujanovcit Stojança Arsiq, i cili shton se pa nevojë po krijohet panik dhe po ngritën tensionet në radhët e komunitetit serb.

“Vizita e Bujar Nishanit është zyrtare dhe pason pas thirrjes së kryetarit të komunës Shaip Kamberi, i cili para një kohe ishte në Tiranë, ku ka biseduar për mënyrën me të cilën Shqipëria mund të ndihmojë në jug të Serbisë. Është arritur marrëveshja për sanimin e tavanit të ndërtesës së shkollës fillore në Samolicë, llogaritim se diçka do të realizohet edhe në bujqësie”, ka thënë Arsiq.

Këtë vizitë të shumëpritur të kreut të shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.

Vizita e Bujar Nishanit në Bujanoc, aktualisht në Serbi, do të jetë e para vizitë e një presidenti shqiptar që nga viti 1948, kur Serbia u vizitua nga presidenti i atëhershëm shqiptar Enver Hoxha.