Aktuale

Presidenti Thaçi para debatit për Demarkacionin zhvillon vizitë surprizë në Malin e Zi

Mësohet se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një vizitë surprizë disa orëshe në Mal të Zi, më saktësisht në Podgoricë.

Sipas burimit të lajmi.net, Presidenti Thaçi ka realizuar takime me krerët e shtetit malazez. Kjo vizitë po ndodh vetëm disa ditë para debatit në Kuvendin e Kosovës lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ende nuk është e qartë nëse qeveria i ka të gjitha votat për të miratuar Demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa opozita e ka deklaruar votën kundër alarmuese ka qenë edhe deklarata e Nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti në të cilën ka thënë se koalicioni qeveritar PDK dhe LDK nuk i ka votat e mjaftueshme për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Zyrtarët e Komisionit Evropian kanë theksuar këto ditë se ky është kushti i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.