Aktuale

Presidenti Thaçi pritet të thërras në takim Veselin

Pas themelimit të Kuvendit të Kosovës, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është i obliguar që në konsultim me koalicionin fitues PAN, të mandatojë kandidatin për kryeministër që është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Pas konstituimit të Kuvendi, Presidenti i vendit është i obliguar në konsultim me koalicionin fitues ta mandatojë kandidatin të cilin ata e propozojnë për kryetarë gjegjësisht për kryeministër të vendit”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu.

Ai ka thënë se brenda 15 ditëve, që nga mandatimi i Ramush Haradinaj për kryeministër, duhet të formohet kabineti qeverisës dhe të thirret një seancë tjetër e Kuvendit.

“Brenda 15 ditëve nga dita e mandataimi të kandidatit për kryeministër duhet të formohet kabineti dhe të thirret seanca tjetër e kuvendit ku propozohet të jepet programi qeverisës, të miratohen propozimet e kabinetit dhe në këtë mënyrë formohet qeveria”, tha ai.

Nëse, Ramush Haradinaj nuk arrin që për 60 ditë të formojë qeverinë, atëherë presidenti Thaçi duhet t’i shpall zgjedhjet e reja parlamentare.

Në rast se nuk arrin qeveria e Ramush Haradinaj ti merr 61 vota në Kuvend, atëherë presidenti Thaçi duhet të ndërhyj dhe të ftojë partinë e dytë fituese që të propozoj kandidatin për kryeministër.

”Me aktgjykimin që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 duhet që në cilësinë e presidentit duhet me vendos se kujt me ja dhënë mandatin për herë të dytë duke i ftuar partinë e dytë. Ndërhyrja e presidentit është e pashmangshme kur një mandatar nuk e merr pëlqimin e shumicës në Kuvend, presidenti duhet me u aktivizu me automatizëm sepse ai është garantues i funksionimit normal të institucioneve”, ka thënë analisti Agron Halitaj.

Ndryshe, dje, me 62 vota për është zgjedhur Kadri Veseli Kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe pesë nënkryetarë./arbresh.info/