Rajon & Botë

Princi Charles do ta përcjellë Meghan Markle në altar

Princi i Wellsit do e shoqërojë Meghan Markle në altar në ditën e martesës së saj me Princin Harry, ka njoftuar të shtunën Pallati Kensington. Zonjusha Markle personalisht e ka lutur Princin Charles për këtë. Ai ka marrë përgjegjësinë që të e përcjellë nusen e të birit kur ajo të martohen me Princin Harry në St. George Chapel.
Zakonisht ndodhë që babai i nuses ta bëjë këtë përcjellje, por se babai i saj Thomas Markle, nuk do të mund të marrë pjesë në dasmë për shkak të një operacioni në zemër këtë javë. Në deklaratën e shpërndarë në Twitter, Kesington Palace ka shkruar se këtë vendim e ka marrë vetë Meghan.

“Znj Meghan Markle ka pyetur shkëlqesinë e tij Princin e Wellsit për të e përcjellë atë në ditën e dasmës së saj “ shkruhet në këtë deklaratë.

“Princi i Wellsit është i kënaqur që e ka mundësinë të e mirëpres Znj. Markel në familjen mbretërore.”

the authorE B