Rajon & Botë

Princi i Arabisë Saudite: Hitleri ka qenë më i mirë krahasuar me liderin iranian

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman ka dhënë një intervistë për “Atlantic” duke adresuar disa çështje në lidhje me Lindjen e Mesme.

Në intervistën, e cila u zhvillua përpara përplasjeve të fundit në Rripin e Gazës, Princi i kurorës ka theksuar nevojën për të siguruar paqen, stabilitetin dhe normalizimin e marrëdhënieve. Bin Salman ka thënë se Arabia Saudite nuk ka kurrfarë “problemi me hebrenjtë” dhe ndanë “shumë interesa me Izraelin,” duke nënvizuar se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë në krijimin e shteteve të tyre.

“Unë besoj se çdo popull, kudo, kanë të drejtat e tyre për të jetuar në vendet e tyre në mënyrë paqësore. Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë të jetojnë në vendet e tyre. Por ne kemi për të arritur një marrëveshje paqësore për të siguruar qëndrueshmërinë dhe marrëdhëniet normale për të gjithë,” tha ai.

Princi saudit ka folur edhe mbi tensionet që ka vendi i tij me Teheranin, i cili e ka quajtur si “trekëndëshi i së keqes”.
“Mendoj se lideri suprem i Iranit është ka e bën Hitlerin të duket më i mirë. Hitleri nuk bëri gjëra çfarë po përpiqet të bëjë lideri Iranian. Por lideri suprem është duke përpiqur të luftoj botën. Ai është Hitleri i Lindjes Mesme. Në vitet 1920 dhe 1930, askush nuk thoshte se Hitler është i rrezikshëm, përfshirë vetëm disa. Ne nuk dëshirojmë atë çfarë ndodhi në Evropë të përsëritet në Lindjen e Mesme,” tha Bin Salman.

Në janar të vitit 2016, Arabia Saudite ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve në misionet diplomatike në Teheran dhe Mashhad, shkaktuar nga ekzekutimi i klerikut më të lartë iranian shiit sheikut Nimr al-Nimr, së bashku me 42 persona të tjerë të dënuar për terrorizëm nga Rijadi, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Në dhjetor të 2017, Presidenti i Iranit Hassan Rouhani kishte vendosur dy kushte për rivendosjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve: Riadi duhet të ndaloj miqësinë me Izraelin dhe bombardimeve çnjerëzore kundrejt Jemenit.

Dy fuqitë e mëdha qe një kohë të gjatë janë duke u përpjekur për të dominuar Lindjen e Mesme, duke bërë kështu të ndezin luftëra në Jemen dhe Siri.