Rajon & Botë

Princi i Arabisë Saudite takon zyrtarët e organizatave izraelite që punojnë kundër Palestinës

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i njohur edhe si MBS ka takuar disa udhëheqës nga krahu i djathtë i organizatave hebraike gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi çifut, i cili kishte derdhur miliona dollarë në ndërtimin e vendbanimeve jo-ligjore në Palestinë, përfshirë zyrtarë nga AIPAC, Çohur Izrael (ADL) dhe Federata Hebraike e Amerikës Veriore (JFNA) ishin takuar me princin saudit, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Sipas një kopje të zbuluar të agjendës së tij, “Haaretz” raportoi se MBS gjithashtu u takua me udhëheqës nga Konferenca e Presidentëve, B’nai B’rith dhe të Komitetit Amerikan hebraik (AJC).

Disa nga grupet pro-izraelite të SHBA-së kanë shpenzuar miliona në lobim për Aktin e Luftimit të BDS-së, një projektligj që synon të frenojë BDS-në, një lëvizje jo e dhunshme që i bën presion ekonomik Izraelit në sigurimin e të drejtave të barabarta dhe kthimin e palestinezëve.

Ndërkohë, JFNA ka shpenzuar pothuajse 6 milion dollarë në ndërtimin e vendbanimeve jo-ligjore ndërmjet viteve 2012 dhe 2015.

JFNA mbështet një numër vendbanimesh mbi Linjen e Gjelbër (kufiri që ndan para vitit 1967 Izraelin nga Territoret Palestineze të Okupuara) dhe ndihmon familjet e hebrenjve të dyshuar ose të dënuar për dhunë kundër palestinezëve./Periskopi/