Prishtina fiton derbin ndaj Trepcës ’89, Vëllaznimi barazon me Dritën

FC Prishtina ka shënuar fitore prej 0:2 në udhëtim ndaj Trepçës ’89, ndërsa Vëllaznimi në Gjakovë ka barazuar 1:1 me Dritën

Skuadra e FC Prishtinës ka vazhduar me fitore, duke mposhtur në udhëtim kampionin aktual të Kosovës në futboll, Trepçën ’89 me rezultat 0:2.

Të dy golat për Prishtinën në këtë takim i shënoi Ahmed Jonuzi në minutat 6’ dhe 35’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngritët në vendin e tretë më 18 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë dhe dy pikë më pak se Llapi në vendin e parë, ndërsa Trepça ’89 bie në vendin e pestë më 16 pikë.

Vëllaznimi në anën tjetër ka marrë një barazim me Dritën në Gjakovë. Për vendësit fillimisht shënoi Tunë Bardhoku, ndërsa për rezultatin 1:1 shënoi Ardian Limani.

Në ndeshjet tjera, Besa e Pejës mposhti 3:1 Vllazninë e Pozharanit, ndërsa Gjilani mposhti 2:1 Drenicën. /Express/