Sport

Prishtina mëson kundërshtarin e radhës në Ligën e Evropës

Nëse arrin të sigurojë fitore në rrethin paraeliminator të Ligës së Evropës, Prishtina do të përballet me klubin nga Skocia, Rangers, në kuadër të rrethir të parë kualifikues në Ligën e Evropës.

Fillimisht, rrugëtimin drejt Ligës së Evropës, Prishtina do ta nisë me ndeshjen kundër klubit nga Gjibraltari, St Joseph, me të cilin do të përballet në rrethin paraeliminator, raporton Gazeta Express.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 27 qershor, ndërsa ndeshjen kthyese do ta zhvillojë të enjten e ardhshme, më 4 korrik.

Nëse në këtë rund ajo arrin të sigurojë fitore, atëherë klubi kryeqytetas do të përballet me klubin skocez, Rangers, në rrethin e parë kualifikues për në Ligën e Evropës.

Pas rundit të të parë kualifikues për Ligën e Evropës, janë edhe dy rrethe të tjera dhe pastaj vijnë ndeshjet e play-offs. Kjo do të jetë hera e katërt që Prishtina do të tentojë të arrijë sukses në këtë rrugëtim.

Megjithatë, këtë herë ajo synon të arrijë rezultate më të mira pasi që dy herë është eliminuar në rrethin e parë kualifikues dhe një herë në rrethin paraeliminator.

Prishtina mori pjesë në këtë short si nënkampione e Superligës së Kosovës. Pasi që Feronikeli e fitoi edhe titullin e ligës e edhe atë të Kupës, Prishtinës i takoi vendi në rundin parakualifikues të Ligës së Evropës. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli