Aktuale

Prishtina në dhjetor!

Drita gjithandej, bredhi i stolisur dhe shtëpizat përreth, krijojnë atmosferë festive në kryeqytet. Është Komuna e Prishtinës ajo që është përkujdesur që kryeqytetasit, të ndjejnë ardhjen e festave të fund vitit.

Kështu që për krijimin e një ambienti të ngrohtë dhe festiv, ka shpenzuar rreth 40 mijë euro, vetëm e vetëm që qytetarët të festojnë ngjashëm më qytetarët në vendet tjera të Evropës. Sheshi i kryeqytetit tashmë ka marrë pamje magjepse. E qytetarët nuk hezitojnë që në këtë ambient të shijojnë kafen edhe pse temperaturat kanë rënë dukshëm, por ambienti i ngrohtë i krijuar, i josh ata që të pinë kafenë në ambientin e stolisur, për festat që po vijnë.

Linda Spahiu, arkitekte në Komunë e Prishtinës, thotë se tashmë të gjitha gati , pritet që i pari i Komunës , Shpend Ahmeti pas të gjitha përgatitjeve të dekorimit të ndezën edhe dritat. Ajo ka thënë se kompania e cila e ka fituar tenderin për të zbukuruar sheshin është vlerësuar si kompani serioze dhe se me këtë buxhet të ndarë nga Komuna ajo do të mund të përfundoj me zbukurimet.

 

“Në momentin kur kompania e ka marrë para masën e projektit të cilën e ka përgatit Komuna e Prishtinës e ka vlerësuar që mundet , i përmbush kushtet edhe natyrisht në zyrën e prokurimit është vlerësuar se mundet me ecë kjo punë. Është kompani solide, serioze për arsye se edhe në vitin 2015 ne ka dekoruar sheshin përkatësisht e ka dekorua sheshin përkatësisht i ka vendosur bredhat në sheshin Zahir Pajaziti edhe në sheshin Skënderbe. Përndryshe vlera ka qenë 50 mijë euro e paraparë nga Komuna e Prishtinës për dekorimin e qytetarit , ndërsa kompania që ka fituar ka ofertua me çmimin rreth 40 mijë euro….Natyrisht janë mbikëqyrësit edhe menaxherët e projektit të cilët do të dalin nta kontrollojnë punën që do të bëjë kompania”, tha Spahiu.

Verë n’dimën është projekti më kreativ kohëve të fundit i cili po i jep sheshit një atmosferë festive , përveç tjerash shërben edhe shumë produkte tjera për qytetarët të cilët kalojnë një pjesë të kohës aty. Produktet e Verë n’Dimën po shërbehen nga shtëpizat e drurit janë pije simbolikë festive , dhe jo vetëm verë e vluar por edhe lëngje të ndryshme,kafe, çaja të ndryshëm dhe produkte ushqimore.

Menaxherët e shtëpizave janë shprehur të kënaqur me këtë aktivitet , ata thonë se çmimet e tyre janë shumë te volitshme dhe se qytetarët janë të interesuar për shkak se ky aktivitet ka ndërruar disponimin e qytetit.

Ron Kelmendi Njëri nga menaxherët e një shtëpize tha se ka shumë qytetarë të interesuar sepse kjy është një aktivitet që ka ndryshuar tërësisht Prishtinën ,ai tha se pasi janë festat e fundvitit jemi munduar që çmimet të jenë sa më të volitshme.

 

‘’Kjo është shtëpiza që jemi duke e mbajtur tregun e fundvitit,kemi produkte të ndryshme, kemi venë të nxehtë , çokollatë të nxehtë, çaja të ndryshëm. Çmimet janë të volitshme nuk janë shumë të shtrenjta për arsye se është një iniciativë me stimulu biznesin e vogel , pasi që janë edhe festat e fund vitit , jemi mundu me gjet një çmim të arsyeshëm për të gjitha produktet të cilat jemi duke i shitur. Qytetarët janë të interesuar se është një iniciativë pak më ndryshe se që jemi mësuar gjatë vitit edhe është një atmosferë shumë e mirë edhe e ka ndrru disponimin e qytetit ky treg i fund vitit.

Ndërkaq Bekim Jakupi një tjetër menaxhues  i një shtëpize tha se kemi vërejtur angazhim jashtëzakonisht të madhe të qytetarëve.

 

‘’Binzesi jonë ofron gjëra të ëmbla, çmimet janë shumë të volitshme dhe jemi konkurrent me të gjithë prodhuesit nga jashtë. Është dita e tetë e punës dhe e kemi vrejtur një angazhim dhe një interesim jashtëzakonisht të madh ‘’ tha Jakupi

Kryetari i  Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës Shkelqim Hysenaj si qytetar i Prishtinës u shpreh se ky aktivitet është i nevojshëm për Prishtinën pasi që i jep një shijë të mirë qytetit dhe se në  çdo qytet në botë në prag të festave pritet se duhet me u pa një lloj gjallërie.

‘’Normalisht çdo qytet në botë në prag të festave pritet se duhet me u pa një lloj gjallërie, është e nevojshme së qytetarët kanë nevojë me ndi këtë punën e festës , është koha po besoj pak e ftohët por megjithatë po i jep një shije të mirë qytetit të Prishtinës sepse ka nevojë për aktivitete të tilla jo vetëm të fundvitit por edhe ditëve të tjera të vitit, normalisht se ky është kulminacioni sepse i kemi disa festa tash në fundvit besoj që qytetarët janë duke e shijuar këtë ambient dhe ngrohtësinë që po iu ofron ky organizim’’ , tha Hysenaj

Aktivitetit ‘’Verë n’Dimën’’ do jenë të hapura deri në ditët e para të muajit Janar.

Por, jo gjithçka duket të jetë në rregull me këto shtëpiza. Bizneset që janë vendosur në to, nuk paguajnë asnjë cent tatime në fitimet nga shitja.

Shitësit që veprojnë këtu thonë se nuk kanë leverdi të pajisen me arka fiskale, pasi sipas tyre koha e veprimtarisë është e shkurtër. Por në ftesën për aplikim të Komunës së Prishtinës, kërkohet që bizneset që fitojnë të drejtën për të vendosur shtëpizën në shesh, duhet ti jenë të jenë të rregullta dhe regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).  Për të kuptuar se a kontrollohen këto biznese dhe veprimtaria e tyre , redaksia e “KosovaPresss”, nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ATK. Këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Ndërsa Adonis Tahiri, zyrtarë nga Komuna e Prishtinës, na ka sugjeruar që të informohemi në një link ku i kanë përcaktuara kriteret për mënyrën se si këto biznese duhet të veprojnë dhe listën prej 20 kompanive që janë përzgjedhur për të ushtruar këtë aktivitet për afër një muaj.  Në bazë të kritereve bizneset paguajnë 10 euro për metër kat rorë për aktivitetin , po ashtu ndër kriter është edhe regjistrimi i tyre në ATK. Elheme Brahimi punëtorë e shtëpizës “ MaBelle”, thotë se nuk ka leverdi të pajiset me arkë fiskale, pasi koha është shumë e shkurtër .

 

‘’Nuk jena të pajisur me arka fiskale, I kemi vetëm kuponët, nuk mendoj se është e leverdishme me u pajis me arkat fiskale për shkak  se kjo është për një kohë të shkurt deri më 3 janar, qysh flasin njerëzit qytetarët e rëndomta , kështu që nuk është ë leverdishme mu pajis e potencova edhe me herët sepse ne kemi produkte që shesim vetëm qaja, kafe edhe hot çokolatë , nuk është diçka për kohë të gjatë , dalin njerëzit për qejf edhe nuk mendoj që duhet me u pajis me arka fiskale.”, tha ajo.

Ndërsa , Valdet Sllamniku  , që ka shtëpizën në shesh , thotë se ky aktivitet më tepër është si një lloj panairi.

 

‘’Nuk jemi të pajisur me arka fiskle sepse jemi si në një lloj panairi, kjo zgjat shumë shkurt  deri mbas vitit të ri’’, tha Sllamniku.

Ndërsa, Leonora Avdijaj, nga “Agro Product”, thotë se nuk ka nevojë të pajiset me arkë fiskale , pasi veprimtaria e saj është eksportuese.

 

‘’Jo nuk jemi të pajisur me arkë fiskale për shkak që ne si kompani jemi vetëm kompani eksportuese, ne punojmë vetëm me tregun e jashtëm. Si kompani nuk kemi nevojë për arkë fiskale, edhe faktikisht ne këtu në këtë treg të fund vitit jemi si promovim, nuk jemi si kompani përfituese, po kemi pas dëshirë me promovua këtë kompani  për herë të parë në Kosovë, pasi që ne punojmë vetëm për tregun e jashtëm është hera e parë qe po punojmë në Kosovë, edhe koston e produkteve e kemi shumë të lirë veç sa ditore, për shkak se nuk jemi kompani që po mundohemi me përfitua në këtë treg të fund vitit. “, tha Avdijaj.

Por, Kestrin Kumnova,  zëdhënës i kompanive të fiskalizuara, thotë se për çdo blerje bizneset janë të obliguara të pajisen me arka fiskale. Ai thotë se pa marrë parasysh ku veprojnë ato duhet të kenë pajisje fiskale në mënyrë që të jenë të barabartë me bizneset tjera që janë të pajisura.

 

“Në bazë të ligjit, çdo shitë blerje që bëhet me para  të gatshme duhet të lëshohet kuponi fiskal. Mirëpo kompanitë e fiskalizimit nuk janë ato që i detyrojë bizneset të fiskalizohet , për këtë janë institucionet përgjegjëse. Krejt çka ne ju ofrojnë janë arkat fiskale , për gjitha llojet e bizneseve edhe për bizneset për të cilat ju po shtroni pyetje duhet të pajisen me arka mobile fiskale të cilat ne i ofrojmë dhe jemi të gatshme ti pajisim ato.”, tha Kumnova.

Sipas tij, vetëm në Prishtinë, përllogaritet që janë rreth 6 mijë biznese që veprojnë pa arka fiskal./KP