Aktuale

Prishtinasi kërcënon bashkëshorten rumune

Në Prishtinë, Policia ka arrestuar një mashkull, pas kanosjes që i ka bërë bashkëshortes, shtetase e Rumanisë, siç thotë raporti.

Nga i dyshuari bëhet me dije se është konfiskuar një revole TT, me 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm, shkruan Indeksonline.

” Me 06.07.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Rumanisë. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole TT me 8 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” /Indeksonline/

the authorE B