Aktuale

Prishtinë, motra e rreh vëllain. Arrestohet nga policia

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Pas një mosmarrëveshje, motra ka sulmuar vëllain i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima mashkull, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga motra e tij e dyshuara femër. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

the authorBurbuqe Metolli