Aktuale

Pritet lirimi i shpejtë i”Burdush”-it

Prokurori i shtetit Fatos Ajvazi i ka kërkuar sot Gjykatës që Hysri Peqanit – Burdushit t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit.

Këtë e ka konfirmuar prokurori Petrit Kryeziu për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus.

Ai ka thënë se ligjërisht, veprat për të cilat akuzohet Burdushi nuk mund ta mbajnë atë në paraburgim më shumë se 4 muaj pa ngritje të aktakuzës.

“Prokuroria e bënë kërkesën. Prokuroria e ka bërë kërkesën për zëvendësimin e masës prej paraburgimit në paraqitje në stacion policor edhe konfisikimin e e dokumenteve të tij. Gjykata vendos a ja ndërpren sot, a nesër”, tha Kryeziu.

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është arrestuar në nëntor të vitit të kaluar nën dyshimin për shmangie nga tatimi dhe mashtrim.

the authorBurbuqe Metolli