Aktuale

Pritje të gjata në kufirin Kosovë-Serbi në Merdar

Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdar është kthyer në një vend pritjeje torturuese për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë apo kthehen në vendet perëndimore. Pritjet për hyrje në Kosovë sot ishin deri në 3 orë, kurse në dalje deri në 2 orë e gjysmë.

Në vendkalimin kufitar Kosovë -Serbi për dallim nga ditët e tjera, të premten kishte kolona në të dy anët.

Në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3 orë ,kurse në dalje pritjet janë deri 2 orë e gjysmë.

Një prej tyre është edhe Vezir Kastrati, i cili me familje ka pritur dy orë për të hyrë në Kosovë. Edhe bashkatdhetarët e tjerë që prisnin në dalje nga Kosova, deklaruan se po presin deri ne 3 orë për të shkuar në vendet nga kanë ardhur për pushime, raporton RTK.

Policia e Kosovës sërish u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në Merdar janë duke u zhvilluar punimet ne zgjerimin e vendkalimit kufitar

Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e veta në vendkalimin kufitar të Kosovës edhe përkundër kësaj problem i pritjes se bashkatdhetarëve në këtë vendkalim është tek procedurat burokratike qe i ndjek policia serbe.

the authorE B