Aktuale

Pritjet deri në tri orë në kufirin me Serbinë

Janë rikthyer pritjet dhe kolonat e gjata në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare, shkruan FaktePlus.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë deri në tri orë, pasi po ka neglizhencë nga ana serbe. Ndërkohë, edhe kolona eshë bërë e gjatë.

Po, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë më të mëdha se 10 minuta.

Njoftimi është bërë rreth orës 15 e 10 minuta./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli