Sport

Pritjet e Interit, shumë të larta

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti thotë se pritjet te klubi italian ishin shumë të larta pas fillimit të fuqishëm në fillimin e edicionit, transmeton zeri.info

Zikaltërit ishin pa fitore tetë ndeshjet e fundit në Serie A, derisa mposhtën Bolognan 2:1 të dielën.

“Tejkalimi i këtyre momenteve nuk është i lehtë. Ne e filluam fuqishëm këtë edicion me një ecuri të pabesueshme të rezultateve, kështu që pritjet u rritën shumë”, deklaroi Spalletti.

“Sot (e diel) ne bëmë shumë mirë. Ne kaluam në avantazh, aty kishte një gabim te goli i barazimit dhe fantazmat e së kaluarës na u shfaqën përsëri.

Ne patëm një pjesë të dytë të mirë, por nuk e dhamë maksimumin kur ishim më një lojtar më shumë dhe ishim të ngadalshëm me topin”, shtoi strategu italian.