Sport

Problem i madh në Tottenham, futbollistët kundër Mourinhos

Jose Mourinho ka një problem te skuadra e Tottenhamit.

Jose Mourinho është duke u ballafaquar me pakënaqësi në rritje nga futbollistët e Tottenhamit për shkak të taktikave të vjetra dhe seancave stërvitore monotone.

Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se yje të “Spurs” besojnë se skuadra nuk është duke u përmirësuar nën drejtimin e Mourinhos për shkak të taktikës së tij me topa të gjatë.

Po ashtu, ekziston frika se përforcimi më i shtrenjtë, Tanguy Ndombele mund të ketë përfunduar i humbur pasi Mourinho publikisht e kritikoi gatishmërinë e mesfushorit – që kushtoi 65 milionë funte – për lojë.

Tottenham është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në Premierligë para duelit sonte me Norwichin, skuadra e fundit në tabelë.

the authorGazetaKNN