Aktuale

Probleme me rrjetin e shtetit, ridërgohen komunikatat e vjetra

Dhjetëra komunikata të ditëve të kaluara kanë arhdur sot në email-et e mediave por edhe ato private nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit dhe dikastere të ndryshme qeveritare.

Në lidhje më ketë Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencën e Kosovës njofton mjetet se për shkaqe ende të paqarta, atyre u janë ridërguar vetvetiu nga rrjeti shtetëror disa njoftime dhe komunikata të vjetra.

“Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencën e Kosovës sqaron publikun se rrjeti i shërbimeve të IT-së së Presidencës së Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe ata tani janë duke punuar në identifikimin e problemit dhe rregullimin e rrjetit shtetëror, ku përfshihen edhe emailet zyrtare të presidencës”, thuhet në sqarimin e Presidencës.

Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun në Presidencën e Kosovës, kërkon prej gazetarëve që të mos merren parasysh njoftimet dhe komunikatat e vjetra, të cilat në tekst e kanë edhe datën e publikimit të tyre.