Tech

Prodhimi i Alfa Romeo 4C do të ndërpritet më 2020

Nëse keni pasur ndërmend që ta blini një veturë Alfa Romeo 4C atëherë duhet të veproni shpejt sepse prodhimi i tyre do të ndërpritet në vitin 2020.

Sipas Autoline, prodhimi i kësaj veture do të ndërpritet për shkak të shitjeve të ngadalshme duke shkaktuar anulimin e krijimit të një gjenerate të dytë të  saj.

Këtë vit janë shitur vetëm 309 vetura që nënkupton 3% rënie në krahasim me vitin e kaluar kur u shitën 320. Shitjet e 4C ishin të ngadalshme që nga dalja në treg./KP