Arsim & Kulturë

Profesori zviceran Daniel Bernard, mbajti ligjëratë për studentët e Komunikimit Masiv në AAB

Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB dhe Shoqata e Miqësisë Franko – Shqiptare me seli në Zvicër, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila është me interes për zhvillimin e projekteve, për ngritjen e vlerave akademike, si dhe organizmin e simpoziumeve, leksioneve, tribunave të përbashkëta dhe forma të tjera të thellimit të bashkëpunimit me ekspertë dhe personalitete ndërkombëtare nga karriera diplomatike në institucionet ndërkombëtare dhe evropiane.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kolegjit AAB dhe në prani të studentëve të këtij fakulteti, nga u.d. dekanja Burbuqe Berisha dhe presidenti i Shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptare,Tahir Shabani.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, profesori zviceran Daniel Bernard, mbajti një ligjëratë për studentët e këtij fakulteti me temën “Një qasje gjithëpërfshirëse për mediat lokale dhe kombëtare”.

Bernard foli për televizionin Léman Bleu TV, njërin nga 12 mediumet lokale, me seli në Gjenevë të Zvicrës, në të cilin ka qenë edhe vet drejtor, për praktikat menaxhuese, konkurrencën e medieve kombëtare, reklamat, shikueshmërinë, shkollimin, për kreativitetin dhe të gjitha përparësitë dhe vështirësitë që e kanë përcjellur këtë medium deri më sot.

Ai tha se ky medium ka filluar punën në vitin 1996, edhe atë me tre studentë praktikanë, si një pilotprojekt për të kaluar pastaj në një medium lokal. Sot ky medium feston 30 vjetorin e themelimit, edhe pse në kushte jo të mira. “Gazetarët në Zvicër më shumë mëtojnë të punësohen në mediume nacionale, sepse aty paguhen më shumë dhe ngriten profesionalisht. Por,gjeneratat e reja duhet të përfshihen njëherë në mediume lokale pastaj të kalojnë në atë nacionale sepse mediat kombëtare nuk i pranojnë në punë pa praktikë profesionale”, tha profesor Bernard.

Ai sugjeroi studentët që të bëhesh fotograf apo gazetar i mirë duhet të përfundosh shkollën e gazetarisë dhe të jesh ndër më të mirët.

Prof. Daniel Bernard, është i angazhuar si mësimdhënës në l’ESM (Ecole de Management et Communication) – Shkolla e Menaxhmentit dhe Komunikimeve, si dhe është kryeredaktor i Klubit të librit dhe aktiviteteve kulturore, “France Loisirs Suisse”.

Ai karrierën e tij e ka ndërtuar kryesisht në film dhe televizion, ndërsa së fundmi merret edhe me letërsi.

Në fund të kësaj ligjërate u zhvillua edhe një debat, ku studentët parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj profesori Daniel Bernard.

3-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 4-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 5-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 6-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 7-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 8-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 9-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 10-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 11-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab 12-profesori-zviceran-daniel-bernard-mbajti-ligj_rat_-p_r-student_t-e-komunikimit-masiv-n_-aab