Rajon & Botë

Prokurori special kërkon që ish-shefi i fushatës së Trumpit të dënohet me 24 vjet burgim

Prokuroi special, Robert Mueller, ka thënë se ish-menaxheri i fushatës së presidentit amerikan, Paul Manafort, duhet të dënohet me burgim deri 24 vjet. Sipas ekipit hetues, ai ka kryer krime serioze financiare.

Sipas dokumenteve të prokurorëve, Manafort mund të përballet edhe me ndëshkim financiar deri 50 milionë dollarë. Vendimi për të do të merret nga gjyqtari T. Ellis. Hetimi kundër tij ka të bëjë me akuzën për mashtrim dhe krime tjera, të cilat këshilltari veteran i kishte kryer para se të bëhej pjesë e fushatës së presidentit.

“Manafort ka vepruar për më shumë se një dekadë sikur të ishte mbi ligjin dhe iu ka shkaktuar humbje financiare prej miliona dollarëve qeverisë federale dhe institucioneve të ndryshme financiare. Dënimi i tij duhet ta pasqyrojë peshën e këtyre krimeve”, thuhet në deklaratën e prokurorëve.

Ai ishte shpallur fajtor për tetë raste të mashtrimit me taksa dhe mashtrimit të bankave. Manafort i kishte fshehur 16 milionë dollarë të të ardhurave nga autoritetet amerikane, duke u shmangur nga tatimi në vlerë të 6 milionë dollarëve. Ai kishte fshehur miliona dollarë edhe në banka të huaja.

Manafort është duke qëndruar në burg nga qershori i vitit të kaluar, kur ai dhe Konstantin Kilimnik, një person i dyshuar për bashkëpunim me inteligjencën ruse, ishin akuzuar për presion n

the authorBurbuqe Metolli