Aktuale

Protesta e 1 shatorit: Publikohet orari i nisjeve me autobusë – nga komunat tjera për në Prishtinë (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar autobusë falas për qytetarët që duan t’i bashkohen protestës së paralajmëruar të mbahet më 1 shtator në Prishtinë, ditën kur do të votohet marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi.

Lëvizja Vetëvendosje në profilin në Facebook  ka shpërndarë orarin e nisjes së autobusëve të cilët do të sjellin protestues nga të gjitha qendrat e Kosovës për në Prishtinë.

Sipas paralajmërimit të kryetari të VV’së, Visar Ymerit, Demarkacioni do të ndalet përmes protestës.

“Prandaj ne po e shpallim sot protestën gjithë-popullore më 1 shtator ditën kur kuvendi i Kosovës pritet ta ratifikoj marrëveshjen”, ka thënë Ymeri  më 18 gusht, në ditën ku partia e tij paralajmëroi protestë.

“Toka jonë, Shteti jonë” – thuhet në përshkrimin e protestës./Express