Aktuale

Protesta e paralajmëruar, asnjë qytetarë para kuvendit të Kosovë

Edhe pse dje gjatë ditës është paralajmëruar të mbahet një protestë gjithëpopullore për të bërë presion tek deputetët për të votuar demarkacionin, sot nuk është parë asnjë protestues në shesh.

Protesta ishte paralajmëruar nga IFC (Fondacioni i Kosovës për Inovacione) për në ora 10:00 para Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Kush e DON KOSOVËN, kush don LIBERALIZIM vizash, kush e don MIQËSINË e përjetshme me AMERIKËN dhe BE-në…DILNI JA SOT JA KURRË! E KUVENDI i Kosovës prej 10:00 në përkrahje të VOTIMIT TË DEMARKACIONIT” thuhet në njoftimin e IFC-së e cila si duket nuk është përkrahur nga qytetarët.