Aktuale

Protesta në Shqipëri, shkon në gjashtë numri i të plagosurve

Të paktën 6 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në protestën e stome.

Njëri prej tyre është shtrirë pranë këmbëve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Partia Demokratike sot mban protestë në Tiranë, e cila ka filluar nga ora 11:00. Ndërkohë, mësohet se protestuesit kanë nisur nga qytetet e tjera të Shqipërisë drejt Tiranës.

Përgatitjet për protesta mbarëpopullore u njoftuan nga vet kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Policia e Shtetit pak ditë më parë shprehu shqetësimin se në protestë mund të përfshihen individë me precedent penal që kanë për qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa SHBA, BE-ja dhe përfaqësi të tjera diplomatike në Shqipëri i kanë bërë thirrje opozitës që të shmanget dhuna.

the authorBurbuqe Metolli